Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka fituar përfundimisht gjyqin me shtetin shqiptar, për mbylljen e televizionit “Agon Channel”, në vitin 2015, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.
Prokuroria dhe prokuroria, asokohe publikuan një skemë korruptive sipas tyre, ku përfshihet Beccheti, ndërsa vetë ai pretendonte se mbyllja e televizionit ishte motivuar politikisht.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, e cila është një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, vendim që u ankimua nga pala shqiptare, e cila u përfaqësua me avokaturën e shtetit dhe një studio ligjore amerikane, por gjithsesi gjykata la në fuqi vendimin e 2 viteve më parë.
Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.