Bebe Rexha është padyshim një prej artisteve shqiptare që na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj. Jo vetëm nga projektet e suksesshme muzikore, por edhe për faktin se e tregon me krenari origjinën e saj. Si për shembull në rastin e festës së 28 Nëntorit pak ditë më parë
Gjithsesi duket se nuk ka qenë gjithmonë kështu, pasi teksa rritej dhe në fillimet e karrierës, Bebe ka pasur modele frymëzimi personazhe si Marilyn Monroe apo Brittney Spears, të cilat e bënin të mos ndihej shumë krenare për atë që ishte dhe nga vinte, duke mos pasur as modele shqiptare ku të mbështetej.
Këtë këngëtarja e pranoi në një video në një InstaStory, menjëherë pasi kishte ndarë këngën e saj shqiptare të preferuar, që mesa duket është “Kafexhiu” e Free MC’s.
Artistja shqiptare tha se ajo që i kishte dhënë një shembull ndryshe ishte Kim Kardashian. Bebe thotë se Kim duke treguar çdo gjë rreth vetes, është sot e njohur botërisht dhe tepër e suksesshme. Kështu ajo premton se në të ardhmen do ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare:
“Po mendoj së fundmi se duke u rritur në SHBA, sigurisht kam qenë një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoja rreth kulturës time dhe kjo me të vërtetë nuk ishte diçka e mirë. Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Merilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë. Kaq kisha për të thënë faleminderit që më dëgjuat. Ju dua.”