Këtë të premte në natën e rradhës së Big Brother VIP do të futet në shtëpi dhe këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj.
Artistja ishte diskutuar shumë në media se do të hynte që në mbrëmjen e parë të fillimit të reality show-t por sipas Kryefjala.com. Beatrix ka qënë e infektuar me COVID-19 duke bërë që hyrja e saj të ishte e pamundur deri në rikuperimin e saj të plotë.
Sidoqoftë edhe pse ende mbetet “mister”, Beatrix në rrjetin social Instagram ka bërë dhe një dedikim ndaj të vëllait, Albanit, duke u shprehur: “Më ke munguar shumë dhe do më mungosh akoma më shumë”, duke bërë që dyshimet për futjen e saj në spektakël këtë të premte të shtohen.
Më parë gjithashtu Ema Andrea pritej të futej në shtëpi, gjë e cila mesa duket nuk ka ndodhur deri tani.
IMA