Ndërhyrjet estetike janë bërë të pashmangshme, e sidomos për fytyrat publike që i konsiderojnë tërësisht normale. Por të njëjtëve persona nuk i pëlqen kur publikohen foto para operacioneve estetike dhe kjo për fatin e keq ndodh shpesh.
Sot është radha e bukuroshes Beatrix Ramosaj. Këngëtarja është monetalisht banore në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku duket mjaft simaptike nga mëngjesi në darkë. Por shikoni fotot e mëposhtme për të kujtuar si dukej ajo më parë.
Nuk mund të themi se këngëtarja e ka tepruar me ndërhyrjet, por janë mjaftueshëm për të rënë në sy ndryshimi.
Këngëtarja ka folur hapur për ndërhyrjet që ka bërë dhe në një bisedë me banorët e tjerë ka treguar se ka bërë operacion për të zmadhuar gjoksin, por nuk ka rrëfyer për ndërhyrjet e tjera në fytyrë.
Beatrix: Unë bëra gjoksin dhe i thashë mamit, isha më e vogël para pesë vjetëve, i thashë mamit: O mam, kur të më pyesin nëpër intervista, t’i them që s’e kam bërë?
“Ti loçkë, duken prej avionit”, tha.
Ndërkohë, ajo ka treguar gjithashtu se ka pasur probleme ditët e para pasi e ka bërë operacionin, ndërsa Sarah e ka komplimentuar dhe i ka thënë se po i mbushet mendja edhe asaj që ta bëjë ndërhyrjen.