Afrimiteti midis Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj brenda ‘Big Brother VIP’ ka krijuar shumë polemika në rrjet.
Shumica e audiencës janë kundra kësaj lidhje, pasi projektuan në kokë një Donald të dashuruar me Borën, ish- të dashurën e Donaldit dhe prezantuesen e emisionit ‘Për’puthen’.
Sot gjatë spektaklit është ftuar edhe Semi, mikeshë e Donaldit dhe shoqja e ngushtë e Bora Zemanit.
“Unë e shoh lojë. Ose është kjo një lojë, kjo që po bën tani ose ishte ajo përpara një lojë, ajo që pamë kur Bora shkoi në atë shtëpi. Kam një mendim timin duke njohur Donaldin. Mendoj se Antonela dhe Meridiani kanë ndikuar shumë te Donaldi. Ata hynë me informacione të rreme, duke i thënë ne të kemi parë single jashtë, duke i thënë ku e di që njerëzit e tjerë nuk kanë vazhduar jetën jashtë, duke i dhënë sinjale, që Bora nuk po e pret dhe ka vazhduar jetën. E direkt pas debatit që kam pasur unë me debatin ka zhvilluar një bisedë me PM-in ku i tha se nuk po them që nuk e dua Borën, por situata është e atillë, unë jam një xheloz i sëmurë e duke qenë një xhelozë i sëmurë duke mos ditur çka po ndodh jashtë.
Ai kur dha varsen ka pritur sinjal nga Bora, unë di që Bora ka dashur ti japë gjëra, por këto nuk kanë ardhur e ka qenë i mërzitur. “,-Semi.
Arbana i tha Semit se Meridiani dhe Antonela nuk i kanë dhënë të tilla informacione, thjesht i kanë thënë se ai nuk e di se çfarë ndodh jashtë.