BBC ka shitur dhe dhënë me qera një pjesë të godinave të vendosura në Media Village në Perëndim të Londrës që ishte më parë qendra e BBC Technology dhe BBC Broadcast.
Sipas marrëveshjes me Stanhope dhe Mitsui Fudosan BBC do të marrë 87 milion £ për shitjen e katër hektarë tokë dhe qiranë e gjashtë ndërtesave, tre nga të cilat do të vazhdojnë të zhfrytëzohen nga BBC. BBC do të arrij një kursim vjetor prej 33 milion £ (44.890.000 €) si dhe do të përfitojë 75 milion £ në vit nga kostot e pronës deri në vitin 2017. Një rritje prej 19 milion £ nga objektivat fillestare.
Vendi tani do të njihet me emrin White City Place. Me kryerjen e kësaj shitje korporata ka reduktuar pasurinë e saj të pronësisë me 40% që nga viti 1998.
Vitin e kaluar BBC u zhvendos nga Qendra Televizive duke i dhënë mundësi korporatës një rritje prej 200 milion £ dhe uli shpenzimet e vazhdueshme vjetore me 30 milion £.