“Lajmet e rreme, profesioni i së ardhmes”
BBC reportazh në Prishtinë: Si fitohen Lekë me klikime
Prishtina po shndërrohet në çerdhe të lajmeve të rreme për Perëndimin. Konstatimi vjen nga një reportazh i medias britanike BBC, sipas të cilës shumë të rinj sigurojnë jetesën përmes të ardhurave nga klikimet në internet.
Në shkrim thuhet se të rinjtë që hapin portale për të publikuar lajme të rreme përfitojnë nga 100 deri 600 Euro në ditë prej klikimeve. Një shifër tepër e majme, sipas reporterit të BBC Karl Miller,i cili shprehet se kjo punë i leverdis më shumë të rinjve sesa të punojnë kamarierë, me të ardhura ditore asnjëherë më të larta se 7 Euro.
Përmes shkrime të sajuara me tituj si “Berberi që goditi qenin derisa i theu kockat nuk do të burgoset”, ata arrijnë të marrin qindra mijëra klikime. Faqe të tilla interneti tërheqin audienca të gjera që përfitojnë nga 26 mijë deri 240 mijë pëlqime në rrjetet sociale. Dhe në shumicën e rasteve, shkruan BBC, nuk bëhet fjalë për atë që konsiderohet si lufta kibernetike e Moskës për të zgjeruar influencën përmes lajmeve të rreme.
Tv Klan