Një nga radiot më të fuqishme në të gjithë botën me një shtritje në ndërkombëtare dhe me një operim në 29 gjuhë, BBC World Service i njohur ndryshe si BBC Radio, kanali radiofonik i gjigandit botëror të informacionit BBC, ku ka aktualisht edhe transmetim në zonën e Tiranës, është shpallur prej Autoritetit te Medias AudioVizive (AMA) si një prej debitorëve ndaj këtij insititucioni.
Me plot 2 vite të palikujduara përkatësisht 2012-2014, BBC i njohur nga kjo instancë si një Radio Vendore, ka detyrim total 219.200 lekë nga ku 200.000 lekë janë si detyrim për liçensën ndërsa 19,200 Lekë është tarifë për transmetimin. Shumë kjo e cila mund ti kushtojë BBC edhe heqjen e operimit dhe transmetimit të programeve të veta radiofonike nga AMA si masë penalizimi.
Poe kjo media mjaft e njohur nuk është e vetmja në listën e zezë të AMA, edhe një prej televizioneve mjaft të shikuara para disa vitesh i cili aktualisht transmeton dhe riprodhon programe të kanaleve të tjera, KOHA Televizion ka po ashtu një shumë marramëndëse të pa likujduar ndaj AMA e cila kap shifrën e 3,715,000 Lekë të papaguara që nga 2011-2015.
Këtu gjendet edhe lista plotë e Televizioneve dhe Radiove ndaj AMA
Copyright IMAlbnia.com