Vazhdojnë përgatitjet në shtëpinë Paramount për realizimin e filmit të parë kinematografik bazuar nga Baywatch, seriali cult i viteve ’90 i transmetuar për 11 sezone me 242 episode. Pas protagonistëve meshkuj Dwayne “The Rock” Johnson dhe Zac Efron është radha e përzgjedhjes së aktores kryesore që do të jetë pjesë e cast-it. Një zgjedhje aspak e lehtë, po të kemi parasysh kostumet e kuq të plazhit që duhet të veshin aktoret në film, që kërkojnë një formë fiziku perfekte dhe joshëse. Kështu, Deadline ka publikuar një shortlist me yjet sexy që Paramount po shqyrton për rolin kryesor. Bëhet fjalë për:
– Ashley Benson, parë në “Pretty Little Liars” dhe “Spring Breakers”.
– Alexandra Daddario, parë në “San Andreas” dhe “True Detective”.
– Nina Dobrev, protagonistja e “The Vampire Diaries”.
– Shelley Hennig, parë në “Teen Wolf” dhe “Unfriended”.
– Bianca Santos, parë në “The DUFF” dhe “Ouija”.
– Alexandra Shipp, parë në “Straight Outta Compton” dhe në “X-Man Apocalypse”.
– Denyse Tontz, parë në “Big Time Rush” dhe “Dog with a Blog”.
Të paktën një nga këto aktore do të jetë pjesë e filmit, aq sa Deadline thekson se nuk është në dijeni se sa role femërore janë në dispozicion. Si përfundim, më shumë se një, nga aktoret e lart përmendura, mund të përfundojë në sheshxhirimin e regjizorit Seth Gordon, me Damian Shannon dhe Mark Swift skenarist. Dwayne “Rock The” Johnson, gjithashtu një producentët, ka njoftuar se Baywatch – The Movie do të jetë tepër argëtues, me shumë pak referenca nga seriali origjinal. Të bëhemi gati për një action-comedy të vërtetë, premiera e të cilit parashikohet të jetë në vitin 2017.