Gjatë fjalës nga foltorja në Kuvend, kryeministrit i ndërhyri disa herë Kujtim Gjuzi, ndërsa Edi Rama nuk i kurseu disa batuta në adresë të tij.
“Mor Gjuz të jetë për ty e lëmë i luajmë fenë, ke një gjë që ne nuk ti heqim dot, mustaqet. Unë kam një kripto mustaqe, Gjuz mos më ndërhy të honksha shaminë që ke në xhep. Boll se je i vetmi mbret që bërtet. Gjuz referendum për Monarkinë nuk do të ketë se fiton ti dhe bëhesh mbret” tha ai.
Ndërsa Gramoz Ruçi e paralajmëroi disa herë për ta përjashtuar.