Baton Haxhiu ishte dje në emisionin “Shock” në “Euronews Albania” për të folur për temën e Vjosës, të shpallet apo jo “Park Kombëtar”. Siç e dimë, aktori hollywood-ian Leonardo DiCaprio ka qenë shumë aktiv për mbrojtjen e lumit dhe kundër ndërtimit të HEC në të.
Megjithëse Leo është një nga yjet botërorë të kinemasë dhe fjala e tij jehon kudo, për analistin Baton Haxhiu ai nuk mundet të flasë për Vjosën!
“Kush është Leonardo Di Caprio? Nuk mundet që Leonardo Di Caprio të flasë për Vjosën. Të gjitha vendet në Evropë e kanë tejkaluar atë që quhet parqe kombëtare dhe asnjëri prej tyre nuk ka respektuar kështu rregullash, që kërkojnë për Vjosën”, u shpreh ai.
Ndërkojë theksoi se nuk kemi pse t’i dëgjojmë thirrjet e të huajve.
“Jo, ose duhet t’i dëgjojmë, por jo këta ambientalistë, të cilët që e teprojmë me atë që quhet shije e natyrës duke e lënë funksionale pjesë më të rëndësishme të saj,” shprehet Haxhiu.
Andi Bushati, gjithashtu pjesë e debatit në “Shock”, tha se në lumin Vjosa nuk duhet lejuar ndërtimi i hidrocentraleve pasi shkatërrojnë biodiversitetin e zonës.