Baton Haxhiu, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Open”, për shkak se prezenca në studio e më shumë se dy personave, nuk është e lejueshme.
Haxhiu ka folur për një krizë të mundshme ekonomike që pritet të ketë në vend, duke u ndalur edhe tek kriza që do të kenë mediat.
Baton Haxhiu: Eni, nuk e di a do t’a marrësh pagën tënde në muajin tjetër. Do të ketë vështirësi për të gjithë ata që janë punonjës të mediave. Pastaj janë bizneset të cilat, do të kenë vështirësinë më të madhe, për pagesat e punëtorëve.
Andi Bushati: Korona do të vazhdojë, por kriza nuk do të jetë vetëm shqiptare, por mbarë europiane. Të gjithë do prekemi nga kjo, është çmenduri të thuash jo, që përveç anës shëndetësore, të gjithë do të prekemi nga ana ekonomike.
/TPZ.al/