Batman, Superman dhe Wonder Woman shfaqen përsëri në sulm në fotot e reja zyrtare nga filmi Dawn of Justice, që parashikohet të jetë projekti kinematografik me një buxhet rekord.
Batman v Superman: Dawn of Justice mund të jetë filmi më i kushtueshëm i të gjitha kohërave.
Lufta midis dy kolosëve të DC mund të kushtojë shifrën marramendëse prej 400 milionë dollarësh (ndoshta edhe më shumë).
Nuk është një rastësi, që Warner Bros. vazhdimisht na kujton takimin me daten e premierës 24 mars 2016.
Këtë herë, treshja e superheronjëve e përbërë nga Superman, Batman dhe Wonder Woman shfaqen në kopertinvn e revistës TOTAL FILM, ku janë botuar edhe disa foto të reja zyrtare nga prapaskenat e filmit.
Në fotot e reja shohim Henry Cavill në një skenë në të cilën njerëzit e rrethojnë si të ishte një perëndi.
Affleck strukur në dysheme gjatë një skenë brutale.
Asgjë e re nga Gal Gadot, përveçse disa imazhe që duken të jenë marrë nga trailer-i zyrtar i filmit.