Turistët e disa ishujve në Kraibe do të kenë mundësinë të kenë qasje në shërbimet evropiane të transmetimit falë rregullatorit të ri evropian mbi aksesin ndërkufitar.
Sipas legjislacionit të ri evropian, duke filluar nga kjo pranverë, abonentët që kanë paguar për platformat e transmetimit do të kenë mundësinë për ta marrë shërbimin gjatë gjithë kohës që ata janë me pushime ose udhëtojnë për biznes.
Për shkak të statusit gjyqësor të disa ishujve në Karaibe dhe Guajana, vizitorët evropianë do të kenë mundësinë e aksesimit të përmbajtjeve evropiane.
Ishujt janë ose pjesë e Holandës ose e Francës, dhe kështu bëjnë pjesë e Bashkimit Evropian. Ata janë: Guadeloupe, Saint Martin (vetëm pjesa franceze e ishullit), Martinique, Reunion, Mayotte, Bonaire, Sint Eustatius, Saba, si dhe Guajana në Amerikën e Jugut.
Abonentët për shërbimet premium si KPN dhe Ziggo Go, Telenet Yelo, si dhe Zattoo Premium janë përfitues të rregullave të reja.
Qytetarët e BE-së mund të përdorin shërbime premium në një vend tjetër të BE-së për pushime, studime apo biznes, pasi Parlamenti Europian miratoi masa që lejojnë aksesimin e përmbajtjes në internet./IMA/