Emisioni “Koha për t’u Zgjuar“, pa prezencën e tij nuk ka arritur të mbaj përpara ekranit publikun besnik që zgjohej çdo mëngjesi me News 24, para se Bashkim Hoxha të vendoste të largohej nga televizioni.
Mungesa e krijuesit të emisionit, ka bëre që Bashkimi të vendos të rikthehet aty ku para pak muajve i dha lamtumirën teleshikuesve të tij të vjetër. Ndoshta malli për televizionin, publikun apo arsye të tjera, mund të kenë qenë arsyet e këtij vendimi.
Burimet e IMA, kanë konfirmuar se gazetari i mirënjohur Bashkimi do t’i rikthehet moderimit të “Koha për t’u Zgjuar“, duke filluar nga 17 gushti 2014.