Ideatori dhe prezantuesi i emisionit me te njohur te mengjesit “Koha per t’u Zgjuar“, Bashkim Hoxha flitet se nga muaji maj do te largohet nga televizioni. Emisioni i mëngjesit që transmetohet cdo ditë në News24, ‘Koha për tu zgjuar”, ne 21 mars 2014 mbushi 17 vjeç si nje nga programet më jetëgjatë në Shqipëri në një televizion privat shqiptar.
Ishte 21 Marsi i vitit 1997, në kohën e trazirave kur Bashkim Hoxha nisi transmetimin e emisionit të tij të parë në kanalin televiziv lokal te themeluar nga vetë ai në qytetin e Durrësit, Teuta Tv, të cilin më pas ja shiti universitetit UFO dhe sot mban emrin UTV NEWS. Më pas Z. Hoxha u trasferua në kanalin e parë informativ News24, ku vazhdon të drejtojë të njëjtin emision që e bëri të dashur dhe të njohur për publikun. Një format modest mëngjesi, ku ai lexon shtypin e ditës dhe pret telefonatat e publikut për të trajtuar temat e ditës mbi problemet sociale të popullit. Që në fillimet e tij emisioni është një nga formatet më të ndjekura të mëngjesit, me një audiencë të qëndrueshme ndër vite.
Burime të besueshme për Info Media – Albania bëjnë të ditur se vete Bashkim Hoxha mes miqsh është shprehur se ka dëshirë të largohet nga ekrani i vogël, edhe pse ende nuk kemi një lajm zyrtar rreth këtij vendimi që nese konfirmohet nuk do të gëzojë padiskutim ndjeksit e rregullt të emisionit “Koha per t’u Zgjuar“.
Për më shumë detaje mbi largimin e mundshëm të Bashkim Hoxhës nga televizioni ju ftojme të na ndiqni gjatë ditëve në vazhdim.