Bashkëshortja e Michael Schumacher ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë për gjendjen e tij shëndetësore.
“Më mungon Michael çdo ditë. Por jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij… Të gjithëve na mungon Michael, por ai është këtu – është ndryshe, por është këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”, është shprehur ajo.
Bashkëshortja e legjendës së “Formula 1” ka folur për një dokumentar të ri në Netflix, në lidhje me dyshimet që Michael pati për kushtet e zonës së skijimit në vendpushimin francez Meribel, në dhjetor të vitit 2013.
“Pak para se të ndodhte aksidenti, ai më tha: Bora nuk është ideja më e mirë. Ne mund të fluturojmë për në Dubai dhe të hidhemi me parashutë atje”, kjo ishte një ndër gjërat e fundit që babai i dy fëmijëve i tha gruas së tij, para se të përplasej me një shkëmb ndërsa bënte ski të birin, Mick.
Schumacher pësoi një dëmtim katastrofik në tru, që e la atë në koma për një kohë të gjatë. Që nga ai moment, familja e tij e ka ruajtur në privatësi të plotë gjendjen e tij shëndetësore.
“Ne po vazhdojmë me jetën tonë: “privatja është private” siç thoshte ai gjithmonë. Është shumë e rëndësishme për mua që ai të vazhdojë të shijojë jetën e tij private sa më shumë që të jetë e mundur. Michael gjithmonë na mbronte, tani ne jemi duke e mbrojtur atë”, u shpreh ajo.
Corinna dhe Michael u martuan në vitin 1995 dhe kanë dy fëmijë së bashku, Gina, 24 vjeç dhe Mick, 22, të cilët po ashtu do të shfaqen në dokumentar.