Aktorja e njohur Sinem Kobal dhe Baris Arduc do të behën bashkë në një projekt kinematografik.
Të paktën këto janë lajmet që kanë nisur të qarkullojnë në mediat turke. Pavarësisht se aktori i ‘Dashuri me qera’ tha që do të largohej nga aktrimi u kthye sërish tek pasioni i vjetër.
Bashkëshortja e aktorit të njohur për rolin e ‘Ezel’ ka shumë kohë që është larguar nga ekrani, por mendohet se do të rikthehet me seritë e projektit të ri.
Kontrata ende nuk është firmosur, por propozimi është pritur mirë nga të dyja palët./revistawho.com