Raporti i Mikelës dhe Erionit, për të cilin ajo ishte gati të deklarohej, është ftohur kohët e fundit, sidomos pasi u transmetuan pamje nga prapaskena, ku Erioni dukej shumë i afërt me Anën, dhe gati sa nuk u puthën.
Ndaj, konkurrentja e “Për’puthen” se i është rikthyer “dashurisë së vjetër”, Brunos.
Ajo e ftoi pas shumë kohësh në një takim, që u transmetua ditën e sotme në program. Nuk mungoi as afrimiteti fizik, as ngacmimet e as pyetjet pikante.
Ndër të tjera Mikela përmendi në takim se edhe pse thonin që njëri-tjetrin e konsideronin në “friendzone”, ngacmimet e flirtimet mes tyre, nuk kishin ndaluar asnjëherë.
Kjo shkaktoi reagime në studio, sidomos nga Erioni. “Ti thoje që ishe fokusuar vetëm tek unë, tek asnjë djalë tjetër”, tha ai i revoltuar.
Nga ana tjetër edhe Efi shprehu hapur xhelozinë për Brunon, duke u çuditur nga afrimiteti i tij me Mikelën. Madje, në një moment ajo i tha se do ta lërë të presë, meqë ai priti Mikelën, ta presë edhe atë.
Kjp e fundit nga ana tjetër, tha se pëlqimin për Brunon e ka patur gjithmonë. Madje, në një moment bëri edhe një deklaratë të fortë.
“Me ne ka nisur ‘Për’puthen’, bashkë do ta mbyllim”, tha Mikela, duke shkaktuar shumë reagime në studio.
Ajo duket se “u pendua” pak më vonë, duke thënë që aty gjithçka merret si deklaratë.
Megjithatë, na mbetet të presim e të shohim sesi do të shkojnë marrëdhëniet mes tyre, që duket se janë shumë të komplikuara…