“All your lovin” ishte bashkëpunimi që bëri bashkë Ron Zaitin dhe Semi Jaupajn. Që pas këtij projekti dyshja janë përfolur për një lidhje dashurie.
Si Roni dhe Semi në fillim luajtën me këtë pjesë, duke ndarë foto me njëri-tjetrin, duke i hedhur kështu më shumë benzinë zjarrit.
Mirëpo ndonëse jo e thënë shkoqur nga këngëtaret, sot ato nuk ruajnë asnjë raport me njëri-tjetrin. As si shokë në rrjetet sociale.
Është vënë re së fundmi që as Jaupaj, as Zaiti nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagramin përkatës. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.
Epo një, follow tregon shumë në ditët e sotme, qoftë për lidhje dhe për ndarje në këtë rast.
Semi Jaupaj ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” ku ka folur për jetën e saj private dhe atë profesionale. Jo vetëm kaq por ajo u ndal edhe te marrëdhënia që ka me ish-partnerin e saj, Bojken Lako.
Këngëtarja shtoi se ajo gëzon një respekt të madh për Bojkenin dhe se e ka shumë xhan. Jo vetëm kaq por ajo tha se Bojken është i bukur si njeri.
Së fundmi, ajo shtoi se ka mirënjohje për ish-partnerin e saj por që nuk shpenzojnë kohë së bashku, pra që të frekuentohen apo të dalin për dreka e darka.
“Unë shokët e mi i kam shumë të afërt, shpenzoj shumë kohë me ta, flas shumë, Bojken nuk mund ta quaj shok të këtij niveli. Kam shumë respekt, e kam shumë xhan dhe më duket njeri shumë i bukur, pra i bukur si njeri. Për dreka darka jo. Nëse do me lidhte puna patjetër, nëse do e shihja do i flisja, nëse do kishte ditëlindjen do e uroja”- theksoi Semi ndër të tjera.