Lideri i opozitës Lulzim Basha në një vjetorin e tërmetit ka zgjedhur të takojë familjen e Bujar Cukes në Thumanë, i cili në 26 nëntorin e vitit të kaluar humbi bashkëshorten dhe djalin.
Bujari sot jeton në Tiranë, por shqetësimi i tij është që ende nuk është bërë drejtësi për Thumanën.
“Ra tërmeti i 21 Shtatorit u shkatërruan komplet. Erdhëm për së dyti. I thashë: Pse keni ardhur? Kemi ardhur si stafi i bashkisë, erdhëm me pa dëmet. Më tha: e kemi seriozisht, do bëjmë diçka për ju,- tha. Më thirrën te minibashkia, duhet të dalësh nga shtëpia se tha, shtëpia e pabanueshme. Pastaj gjej shtëpi me qira. Gjeta shtëpi me qira, kam pritur një muaj, dy muaj s’u bë asgjë hiç edhe ja ku jemi sot. S’do të ishim në këto kushte po të ishin treguar pak të kujdesshëm ato.”