Ndërsa PD po hyn në ditën e shtatë të protestës, në një nga daljet e tij të përditëshme gjatë këtij të organizimi kreu i PD Lulzim Basha, ka sulmuar rëndë televizionin publik duke shpërthyer në ofendime ndaj drejtuesve të tij. Me pretekst, largimet nga puna të punonjësve për shkak të rikonstrukturimit të RTSH i survejuar nga EBU dhe OSBE, ka ofenduar drejtorin e përgjithshëm të medias publike, Thoma Gëlliçin duke e titulluar si një “pleh”duke e kërcënuar njëkohsisht se “Do të tërheqim zvarrë nga Televizioni Publik Shqiptar! Ora jote po vjen! Ora e çdo kujt që abuzon me shqiptarët po vjen!”
Por këtu nuk ka munguar as kundërpërgjigja e RTSH. Në një kronikë informative, nëpërmjet drejtueses së Departamentit të Burimeve Njërëzore, Anila Magjistari e cila eshte shprehur: “Me duhet ta korigjoj zotin Basha. Nuk kemi asnjë lloj shkarkimi në detyrë të zonjës Raina Kovaçi. Kemi lëvizje paralele në detyrë .Siç e dimë të gjithë, RTSH është në ristrukturim të plotë, kjo si pasojë e dixhitalizimit. Nisur dhe nga miratimi i Statutit të Ri në dhjetor të vitit 2016, të gjitha strukturat e institucionit tonë janë ristrukturuar. Nuk kemi më drejtori të TV, nuk kemi më drejtori të Radio Tiranës, drejtori të Stacioneve Transmetuese, por kemi njësitë, njësia e programeve, njësia e lajmeve dhe njësia teknike. Si rrjedhojë, në janar Këshilli Drejtues ka miratuar strukturat e reja të institucionit tonë. Si rrjedhojë e miratimit të këtyre strukturave, zonja Raina Kovaçi, sëbashku me dy kolege të tjerave të marrëdhënieve me jashtë, kanë bërë lëvizje paraleleve në njësinë e programeve në RTSH, përkatësisht sipas profilit të punës që ato mbulojnë”.
Drejtoria e informacionit ka shtuar gjithashtu “RTSH ka se ka qenë dhe do të vazhdojë të qëndrojë jashtë debatit politik dhe luftës mes partive. RTSH ka pasqyruar në mënyrë të gjerë dhe të paanshme protestën e opozitës, duke i dhënë kohën dhe hapsirën e duhur asaj.
Në këtë kontekst RTSH kërkon nga kryetari i PD të përgënjeshtrojë deklaratën e pavërtetë, e cila me sa duket ka ardhur nga keqinformimi që i është bërë zotit Basha.”.