Banorët e “Big Brother” kanë vendosur që me rastin e 8 marsit (që është nesër, por kjo nuk ka rëndësi), ndryshe të njohur edhe si “Festa e Gruas”, kur protestohet dhe manifestohet në të gjithë botën për të drejtat e tyre, të japin një mesazh të rëndësishëm në sajë të një interpretimi emocionues.
Kështu, të udhëhequr nga loja aktoriale e Oltës dhe nga zëri i bukur i Nitës, banorët kanë vënë në jetë një skenë dhune, me rolin e dhunuesit që është marrë përsipër nga Luizi, ndërsa po ashtu edhe banorët e tjerë kanë kontribuar, duke sjellë para publikut skena që fatkeqësisht vazhdojnë të shihen rëndom në shumë familje shqiptare.
Pas kësaj, ata kanë dhënë disa mesazhe të rëndësishme, duke përdorur edhe ngjyrën e kuqe në fytyrën e tyre si simbol kundër dhunës, cka e shohim shpesh në fushata të tilla, megjithatë të gjithë interpretimin emocionues të tyre mund ta shihni më poshtë:
Kujtojmë se kjo është performanca e të ashtuquajturit “grupi i vjetër” i banorëve, ndërsa po ashtu edhe banorët e rinj do të kenë mundësinë të japin mesazhin e tyre.
https://vm.tiktok.com/ZMYPosmKD/
Marrë nga news-31.com