Negocimiet për të ardhmen e MEGA janë në një situatë të vështirë për çfarë do të ndodhi me të ardhmen e një ndër kanaleve më të ndjekura në Greqi.
Aksionerët Vardinoyiannis, Marinakis dhe të tjerë, kanë shpallur propozimet e tyre finale dhe nëqoftëse ato pranohen nga banka, do të vendoset për rihapjen e kanalit.
Kjo pjesë nuk ka përfshirë rrogat e stafit, çka do të thotë që ato nuk do të ulen.
Sidoqoftë, rritjet fiananciare të Mega tashmë kanë filluar të rriten. Sipas të dhënave të llogarisë, sipas parashikimit të bankave buxheti financiar në fund të vitit do të shkojë në 22-24 milionë euro.
Ndërkohë pritet që deri në javën e ardhëshme të merret një vendim për dhënien e kredisë bankare mundësisht deri më 31 Tetor. Datë kjo, e cila është kërkuar nga aksionerët për të mbyllur marrëveshjen./IMALBANIA.COM/