Banka e investimeve Lazard ka blerë 1 korrikun e kaluar 5,1% të kapitalit të Mediaset.
Blerjet e aksioneve në Mediaset janë bërë nga ndarja e menaxhimit të aseteve të bankës franko-amerikane dhe klasifikohen si “menaxhimin i pasurive të pakufizuar”. Sipas gazetës La Stampa blerja nga Lazard përfaqëson një akt besimi dhe mbështetjeje për aktivitetin e Mediaset, në një moment të vështirë që po kalon grupi mediatik italian. Por nëse do të shohim më larg paraqitet një tabloid i të ardhmes së tregut të mediave në Itali. Pas blerjes nga Vincent Bolloré dhe kompanisë së tij Vivendi të Mediaset Premium dhe marrëveshjes për shkëmbimin reciprok të 3,5% të aksioneve midis dy kompanive, pritet që të lind kompania e parë paneuropiane e produksioneve televizive dhe televizionit të ri online, sikurse është Netflix.
Vivendi është gjithashtu aksioneri i parë i TIM – Telecom Italia. Ekspertët analizojnë se ky mund të jetë objektivi final për integrimin midis dy sektorëve, Mediaset dhe Telecom, nën drejtimin e francezëve. Tashmë me hyrjen e Lazard duket se ky bashkim do të bëhet edhe më i vështirë.