Tirana është e mbushur çdo fundjavë me evente që i përkasin jetës së natës, por aktivitetet muzikore të mirëfillta i mungojnë kryeqytetit dhe jo vetëm. Një mendje dhe një shpirt artisti si ai i Sokol Gugës, regjisorit dhe producentit të njohur me eksperiencen disa vjeçare në këtë fushë do të sjellë për publikun shqiptar një event muzikor kulturor ndryshe. “Balkan Soul” titullohet projekti i radhës artistik i Gugës, i cili do të ketë në fokus muzikën ballkanase të intepretuar nga artistë shqiptarë dhe nga orkestra filarmonike e liceut artistik “Jordan Misja”.
”Balkan Soul” do të prezantohet nga këngëtarja e mirënjohur Kejsi Tola, ndërsa platforma televizive Digitalb do të të trasmetojë këtë event muzikor i cili do të realizohet në teatrin Kame. Provat kanë nisur prej ditësh, ku gjithçka do të finalizohet në javën e parë të muajit Korrik.