Natën e spektaklit të së Premtes në Big Brother ndodhi një ngjarje e pazakontë. Fifit i ra të fikët pas një debati me Balinën, ku kjo e fundit i tha se do vëmendje.
Te emisioni “Goca dhe Gra” Balina Bodinaku foli për situatën.
Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë se do ndodhte një gjë e tillë, pavarësisht se kishte marrë përsipër të përballonte çdo kosto që në momentin që mori përsipër këtë pozicion.
“Po mundohesha të kuptoja ca kisha thënë, a isha unë shkaktarja. Kjo është një gjë që e kam marrë përsipër, por nuk mendoja që do ndodhte një gjë e tillë. Por kisha marrë parasysh që do përballesha me fansat e personave që janë brenda. Ka shumë tifozllik dhe me këta nuk racionalizon dot dhe është e kotë të mërzitesh e të gjykosh”, tha Balina.
Më pas Bodinaku tha se ka marrë mallkime nga të gjitha llojet, nga fansat e këngëtares së njohur.
“Mallkime nga të gjitha llojet, se nuk dua të më dëgjoj mami tani. Është një gjë që e kam marrë përsipër që kur pranova të jem në BB VIP. Do përballesh me fansat e personave që janë brenda. Kjo më ka ndodhur edhe më para Fifit. Njëherë jam më e mira e njëherë më e poshtra. Ka shumë tifozllëk dhe është e kotë të mërzitesh”, u shpreh Balina.