Balerini shqiptar, Iliri Shaqiri ka qenë i ftuari i djeshëm i Barbara D’Urso në emisionin e saj mjaft të ndjekur “Domenica Live”. Sëbashku me të kanë qenë edhe bashkëshortja Emanuela dhe vajza e tyre e vogël Emily.
Iliri Shaqiri ka rrëfyer në një intervistë të gjatë, një pjesë të jetës së tij personale, duke iu referuar, kryesisht, vështirësive të hasura në momentin e parë kur ka shkuar në Itali. Por ajo që emocionoi më shumë publikun italian ishte surpriza që drejtuesja e emisionit kishte bërë për balerinin e talentuar. Në studion e formatit ka mbërritur nëna e Ilirit e cila bëri hyrjen e saj me një vallëzim dhe më pas i ati, të dy balerinë të njohur të TOB. Përpara kësaj surprize nuk kanë munguar edhe lotët e gëzimit në sytë e Ilirit, bashkëshortes dhe vajzëz që prej më shumë se një viti nuk i takonte gjyshërit e saj. Në fund të intervistës Iliri ka valëzuar me vajzën e tij Emily duke përsëritur edhe njëherë suksesin e arritur në edicionin e kaluar të Tu si Que Vales në Itali, ku lanë pa fjalë publikun e formatit të talenteve.
Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni këtë intervistë duke filluar nga minuta 1:09:07