Pas më shumë se një muaji qëndrimi të izoluar, tensionet janë shtuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe debatet duket se janë bërë normale tanimë. Mirëpo, jo ofendimet!
Këtë herë kanë qenë Fifi dhe Iliri, që gjatë një bisede në dukje me shaka, kanë shkëmbyer batuta që më shumë tingëllojnë si ofendime e “thumba”. Të dy të vendosur në dhomën e dënimit, aty ku gjenden që prej ditës së djeshme pasi kanë shkelur rregullat, Fifi e ka quajtur Ilirin “balerin të dështuar”.
Ndërkohë ai nga ana tjetër ia ka kthyer me ironi duke e quajtur “soprano”, e më pas “mezzo-soprano”.
“E di ti çfarë do të thotë mezzo? Gjysmë, gjysmake”, dëgjohet të thotë Iliri, referuar këngëtares.
Mirëpo, biseda vazhdoj dhe më tej duke u agravuar më shumë, gjë që bëri që Iliri të largohej i prekur.
Nuk e dimë se çfarë e ka tensionuar situatën mes tyre, megjithatë, ata kanë qenë shumë të afërt në shtëpi, sidomos në javët e para!