Seriali ‘Baby’ në Netflix, është frymëzuar nga një histori e vërtetë prostitucioni.
Ai tregon historinë e dy vajzave adoleshente Chiara (të luajtur nga Benedetta Porcaroli) dhe Ludovica (Alice Pagani), nga zona e pasur Parioli e Romës, në Itali.
Sipas përmbledhjes së serialit, në një kërkim për “identitetin dhe pavarësinë kundër sfondit të dashurisë së ndaluar, presioneve familjare dhe sekreteve të përbashkëta”, dy vajza përfshihen në një rrjet eskorte dhe prostitucioni.
Seriali bazohen në skandalin “Baby Squillo”, i cili ndodhi në vitin 2013 dhe u zbulua në 2014-ën, një vit më vonë, në rrethin Parioli të Romës.
Çfarë ishte skandali Baby Squillo?
Katër vite më parë, dy vajza adoleshente, të moshës 14 dhe 15 vjeç, u kapën duke u marrë me “punën seksuale”, në mënyrë që të blinin rroba luksoze, pajsije të shtrenjta dhe kokainë.
Sipas The Insider Italy, të paktën 50 burra paguan për të kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat.
Sipas ligjit italian, pagesa për seks është e ligjshme, por pagesa për seks me një grua nën moshën 18 vjeç është një vepër penale.
Sipas nenit 600 të kodit penal, një shkelës mund të marrë deri në 6 vjet burg.
Skandali u zbulua pasi nëna e 15-vjeçares, nuk mund të kuptonte se nga po i vinin vajzës së saj shuma parash misterioze dhe kështu, kontaktoi policinë.
Në atë pikë, thuhej se secila prej vajzave bënin €500-600 në ditë ose €300 për “performancë”.
Ajo që e bën edhe më shokuese situatën është përfshirja e mamasë së njërës prej vajzave:
Në një bisedë shqetësuese telefonike, e cila u regjistrua nga policia gjatë hetimit, zbulohet që vajza i kërkon së ëmës ta lërë atë “jashtë pune” sepse ajo nuk mund të përqendrohej në shkollë dhe nuk ndihej mirë. Nëna e saj i bënte presion për të vazhduar, duke i sugjeruar që ajo “të studionte dy ose tre orë para ose pas punës” ose “të ndërronte ditët”.
Përveç Ieni dhe Pizzacalla, të cilët krijuan një apartament me dy dhoma gjumi për vajzat, që ato të takoheshin me klientët pas shkollës, një listë me 50 klientë meshkuj u mblodh nga policia.
Kjo çoi në arrestimin e tetë personave, përfshirë nënën e vajzës më të re, e cila po i prezantonte ata me klientët, sipas Huffington Post.
Të tetë të pandehurit e rrjetit të prostitucionit u dënuan për shfrytëzimin e prostitucionit të dy të miturave në një apartament në Parioli.
Një nga burrat, mori 10 vjet burg dhe një gjobë prej €60,000. Nëna e vajzës më të re u dënua me gjashtë vjet burg dhe mori një gjobë prej €20,000, si dhe iu hoq çdo e drejtë prindërore. Të tjerët, morën nga 3-7 vjet burg secili.
Skandali Politik
Në vitin 2015, bashkëshorti i mbesës së Benito Mussolinit, Mauro Floriani, i martuar me senatoren italiane Alessandra Mussolini, u dënua për rolin e tij në skandal.
Ai arriti një ujdi për pranimin e fajësisë me një dënim me kusht një vit dhe një gjobë prej €1,800.
11 klientë të tjerë gjithashtu morën dënime me kusht një vit dhe një gjobë.
Sipas Daily Beast, kishte dhe shumë vajza të tjera minorene, të përfshira në skandal, por vëmendja u përqendrua tek dy vajzat e para.
Fillesa e çdo gjëje:
Thuhet se vajzat i thanë hetueses, që gjithçka nisi pasi kërkuan në Google: “easy money” (para të lehta)
“Doja të kisha shumë para dhe nuk doja të më mungonte asgjë.”
Seriali në Netflix dhe kritikat
Qendra Kombëtare e Shfrytëzimit Seksual (NCOSE) me bazë në SHBA u shpreh se “Baby” “reklamon” prostitucionin me të mitur dhe bëri thirrje që shfaqja të anulohej.
Në një letër drejtuar Netflix, zëvendës Presidentja e NCOSE, Lisa Thompson tha:
“Netflix kohët e fundit pushoi nga puna Kevin Spacey. Të kthehesh dhe të prodhosh një shfaqje që lavdëron trafikimin seksual të të miturve dhe ta quash atë “entertainment” është kulmi i hipokrizisë. Nuk ka asnjë” prostitutë foshnje” (që është edhe përkthimi i titulli që mori skandali i vërtetë – Baby Squillo), vetëm fëmijë të abuzuar seksualisht, të shfrytëzuar dhe të dhunuar.”
Duke ardhur në mbrojtje të serialit Netflix, një nga regjisorët e shfaqjes, Andrea De Sica, u tha gazetarëve në një shfaqje në Amerikë:
“Është historia se si një grup të rinjsh mund të fillojnë një aventurë në labirintet e shkeljes. Ne u përpoqëm të ishim sa më besnikë ndaj konflikteve dhe zgjedhjeve të tyre. Ajo që keni parë nuk është një kronikë ngjarjesh që ndodhin rëndom në jetën reale. ”
Ai shtoi:
“Ju takon juve të bëni konkluzionet tuaja.”
Duke folur për Variety në fillim të këtij viti, skenaristi Re Salvador pranoi se ishte frymëzuar nga skandali, por u shpreh “është ende një histori rreth dashurisë, jo prostitucionit”.
Producenti Nicola De Angelis shpjegoi se Netflix ishte plotësisht mbështetës i serialit.
Ai tha se qëndrimi i Netflix ishte:
“Shkoni përpara. Ne besojmë në këtë produkt. Ne besojmë se kjo gjeneratë duhet të përshkruhet në mënyrën më natyrale dhe autentike.”
Zëvendës Presidentja e International Originals Netflix, Kelly Luegenbiehl, u shpreh:
“Gjëja e parë që ne gjithmonë jemi duke kërkuar është vërtetësia dhe kjo shfaqje e ka atë!”
https://youtu.be/2O5ZyTqFbe8
Burimi: Cosmopolitan, Mirror CO UK