Bujar Hoxha, babai i Dea Mishel, në një intervistë televizive për “Wake Up” shprehet se ajo e meriton fitoren e këtij edicioni të Big Brother.
Sa i përket marrëdhënies që ajo ka me Efin, Bujari shprehet se Efi është shumë larg Deas dhe i bashkon vetëm vendi me njëra-tjetrën.
Neada Muçaj: Së fundmi me hyrjen e Efit banore e vjetër, e re tashmë, e cila vjen dhe i thotë Deas bëj gati valixhet, unë do të të nxjerr nga shtëpia. Si e komenton këtë?
Bujar Hoxha: Nga ai vend që jemi unë dhe Dea në vitin 1920 hodhëm një perandori në det. Qe një nga perandoritë më të mëdha. Dean me Efin i lidh vetëm mendoj unë një ndajfolje vendi, larg. Domethënë janë shumë larg njëra-tjetrës.
Enxhi Nasufi: Pra ajo nuk përbën aspak rrezik për Dean, shumë e qartë.
Bujar Hoxha: Dea jo vetëm sy patrembur, por ka logjikë të fortë dhe ju nuk e dini sa e dashur është.