Reperi i njohur Gold Ag, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, është bërë baba për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një fotoje në rrjetet e tij sociale, ku shfaqet duke mbajtur në krahë djalin e tij. Në postim, Gold Ag, ka zbuluar edhe emrin që ka zgjedhur për djalin e tij të dytë.
“Falenderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe sapo erdhe në këtë botë. E gëzofsh emrin FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT. Frontit i duhet një Gueril por edhe Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin. O Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj djemt e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin mburrje për ne deri në frymën e fundit. 26 Shtator 2022”- thuhet në postimin e reperit.