“Mirësevini në Gjermani, Mirësevini në atdheun tim!” Kështu shprehet live, një nga moderatorët më të njohur televiziv gjerman, prezantuesi 59-vjeçar i ZDF, Claus Kleber, ndërsa jepte lajmet mbrëme.
Lotë nuk u panë, por zëri iu drodh dhe tepër i emocionuar moderatori i “heute journal” rrëfeu historinë e një shoferi autobusi, të quajtur Sven Latteyer.
Sven Latteyer, shoferi i autobusit është 42 vjeç dhe thotë se respektin për emigrantët ia ka mësuar kunati i tij nga Kosova, që tani jeton në Gjermani.
Kleber i përshëndeti 15 emigrantët në autobusin e tij me mikrofon, duke u folur në anglisht: “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirëseerdhët në Gjermani, mirësevini në vendin tim. Ia kalofshi mirë”.
Azilkërkuesit në Gjermani janë bërë temë e ditës dhe në Shqipëri, ku ndërsa dhjetra shqiptarë po kthehen me avion nga kampet ku u strehuan në Gjermani, të tjerë shqiptarë përgatiten të marrin rrugët duke kërkuar strehim në këtë shtet.
Marre nga Balkanweb