Kënga e famshme “Djadja” së pari e kënduar nga Aya Nakamura, u publikua rreth dy vite më parë. Kënga arriti në çdo cep të botës, duke rezultuar tejet e suksesshme dhe momentalisht numëron afër 573 milionë klikime në Youtube.
Tani këngëtarja, në bashkëpunim me këngëtarin latin Maluma, kanë bashkuar forcat për remixin e këngës, që u publikua gjatë ditës së djeshme. Klipi i animuar dhe me tekst i shton edhe më shumë bukurinë këngës të cilës më në fund po i shquajmë edhe fjalët.