Para disa ditesh, teksa bisedonim per ceshtjen ligjore te ngritur tashme para drejtesise nga gazetari Muhamed Veliu kunder Lapsi.al, me objekt shperblim demi per shpifje e fyerje dhe pergenjeshtrim te lajmit, ndodh te degjojme nje opinion te rastit nga nje tjeter gazetar i njohur i politikes shqiptare. Ai na tha: “ …Nuk pritet mire te kundershtosh ne gjykate nje koleg, se kjo ndodh me te gjite, edhe me mua ka ndodhur dhe realiteti eshte qe mund te qarkullojne zera, por perballja me te verteten e tyre gjyqesisht, dhe me kolege, nuk ja vlen, madje dhe nuk eshte etike…”
Te them te drejten, per mua ky ishte nje verbalizim i asaj cfare kam gjykuar per sa i perket raportit me te verteten te medias shqiptare, pa e pergjithsuar,
per nivelin e papergjegjshmerise etike dhe ligjore te kesaj pjese ne raport me te verteten dhe me respektimin e te drejtave te personalitetit te tjetrit. Por kete here, nuk behej fjale per cdo te pavertete, por se ceshtja ne fjale eshte mes kolegesh gazetare.
Sigurisht, gazetaria ka te beje me te verteten, kritiken, permes fjales se lire, dhe sa e rendesishme eshte kjo, po aq dhe rendon detyrimi i respektimit te kufijeve te kesaj lirie. E ne kete rast, keto te drejta: liria e shprehjes dhe e drejta e nderit dhe e personalitetit nuk mund te konkurojne ne prevalim, derisa behet fjale per kufij mes te drejtave, por vetem per shkelje te tyre.
Eshte paksa befasuese te kuptosh se pikerisht gazetaret, ndryshe nga cfare percakton edhe kodi i etikes se medias, kerkojne te ruajne si standart, nepermjet ketij “kodi underground”, te shkruajne, te flasin e publikojne pa pergjegjesi, te quajne per te vertete cdo thashethem apo zera korridoresh e te mos marrin mundimin e konfirmimit te lajmit, si te thuash, te shesin ne tregun e lajmit si e sa te mundin thjesht me qellim fitimi, pa pergjegjesi per shkeljen e dispozitave ligjore dhe etike e pa u pergjigjur per demin qe shkaktojne.
Besoj, se ata qe jane komfort ne kete lloj tregu, ata qe nuk e konsiderojne etike kerkimin e te drejtes se shkelur ne nje rast te tille, nga ana e po nje gazetari, duke e konsideruar si nje shkelje te atij kodit te heshtur kane bere kompromis me kete sistem.
“ Per mua kane shkruar filani… dhe e kam lene”… -Sigurisht qe e ke lene, sepse edhe ti ben te njejten gje. Ti nuk ruan sistemin apo koleget, ti thjesht ruan veten, prandaj kerkon qe ky sistem te mos preket, qe te te ruaj ty.
Por, po ta shohim ftohte, ky lloje sistemi derisa funksionon ne nje menyre te caktuar, do te thote se ka rregullat e veta, qofshin keto here pas here ne kundershtim me ligjet e fushes, e keshtu mund te themi se thjesht kemi te bejme me rregulla loje, qofshin keto ligjore apo jo. Vetem nje gje ben dallimin per menyren se si e sheh kushdo: Nese mendon per tjetrin sikur per veten. Kjo vjen nga pervoja, kur ti je vet pesuesi i demit, atehere e di rendesine e tij. E ne shoqeri, askush nuk pret qe cdokush te niset nga parimi kristian, apo te ndonje feje tjeter, te mendojme per tjetrin si per veten. Prandaj eshte sistemi ligjor, qe te mbroje ty nga demi. Sa e lehte eshte te shprehet fjala e lire, po aq lehte mund te jesh ti pesuesi i demit te ardhshem.
E per t’iu rikthyer bisedes se rastit, pergjigja ime, krejt miqesore, per sa me takonte si avokate, por edhe sepse besoj ne ate qe bej, ishte: Ngrini standartin, e nese jo, pregatituni qe drejtesia te ngreje standartin tuaj. Kjo eshte pozitive per te gjithe. Sigurisht qe nje funksion kryesor qe drejtesia ka eshte emancipimi i shoqerise. Te pakten per mua, kjo eshte gazetaria qe une do te doja per vendin tim.