Filmi epik i James Cameron po bën një ri-lancim në kinematë e Kinës këtë fundjavë ku ka arritur të fitojë mbi 8 milionë dollarë vetëm në pasditen e së shtunës. Ai ka kaluar përsëri përpara Avangers Endgame për tu bërë kështu edhe njëherë filmi më me shumë fitime i të gjithe kohërave, pa marrë parasysh inflacionin e çmimeve.
Fitorja surprizë e Avatar vjen si pasojë e nje ri-lancimi që solli mbi 8 milionë dollarë fitime vetëm këtë pasdite sipas Disneyt. Kjo i çon fitimet në total të Avatar në 2.8 miliard dollarë, ndërsa Endgame mbetet në kuotën e 2.797 miliard dollarë.
“Ne jemi krenar që arritem ne këtë pikë, por sidomos unë. Ajo që më gëzon shumë është se filmi po transmetohet nëpër kinema në këto kohë të vështira,”-u shpreh John Landau, producent i Avatar.