Vetëm pak kohë që është publikuar dhe filmi ‘Avatar 2’ thyhen rekord shifrash dhe shikueshmërie. Kinematë dhe adhuruesit e këtij filmi presin në radhë për të shijuar shfaqjen 3D të krijimit të veçantë me personazhe të mbinatyrshëm. Po, Avatar: ‘The Way of Water” ka tejkaluar shifrën e arkëtarëve të “Maverick” në vetëm tre javët e para të shfaqjes së tij në kinema, duke grumbulluar një vlerë mahnitëse prej 1.51 miliardë dollarësh në mbarë botën që nga 16 dhjetori sipas të dhënave të Box Office Mojo .
Shifra e bën atë filmin me fitimet më të larta të vitit 2022 dhe e ka lejuar atë të kapërcejë “Furious 7” të 2015 për t’u bërë filmi numër 10 me fitimet më të larta të të gjitha kohërave.
Vëzhguesit e arkëtarëve nuk presin që “Avatar 2” të ngadalësohet. Filmi ka një pistë të qartë për të vazhduar rritjen në shitjet e biletave dhe pritet të ketë një kontroll të fortë në IMAX, Dolby dhe formate të tjera premium ekrani deri në publikimin e “Ant-Man and the ëasp: Quantumania” muajin e ardhshëm.