Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është një nga personazhet që e ka treguar hapur dhe me krenari prejardhjen e saj. Së fundi, gjatë një interviste për Telegraph ajo iu ka bërë një premtim të gjithë shqiptarëve, duke thënë se këtë vit do të vijë me patjetër në vendin e saj.
Gjithashtu ajo ka theksuar se kanë qenë prindërit e saj që i kanë skalitur dashurinë për vendlindjen.
“Po, po dhe po! Ndjehem sikur e kam thënë tani për vite me radhë dhe i kam thënë vetës hajde pra, është koha të shkoj atje! Kështu që po – premtoj se do të vij në Shqipëri. Prejardhja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe atë se kush jam tani. Prindërit e mi u zhvendosën këtu nga Shqipëria dhe ma kanë ngulitur këtë krenari të pabesueshme për vendin tonë. Mezi pres të vij!”- tha Ava.