Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, do të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor. Ajo ka bashkëpunuar me DJ-në e famshëm botëror, Tiësto, për këngën e re, e cila quhet “The Motto”.
Artistja me origjinë shqiptare ka ndarë për fansat e saj në Instagram paraqitjen e shkurtër të klipit. Klipi duket të jetë mjaft i veçantë, në të cilin Ava Max dhe Tiësto do të vijnë me një performancë interesante të këngës së tyre më të re.
Tiësto është një nga DJ-të më të njohur ndërkombëtarë. Kjo nuk është hera e parë që ai bashkëpunon me një këngëtare shqiptare. Më herët ai ka realizuar një bashkëpunim me Rita Orën dhe Jonas Blue, të quajtur “Ritual”. Një këngë e cila rezultoi mjaft e suksesshme dhe një hit absolut i atij viti.