Australia ka vendosur të shtyjë dëbimin e numrit një të tenisit në botë, Novak Djokovic, i cili ka bërë një apel kundër refuzimit të vizës së hyrjes për shkelje të rregullave australiane kundër përhapjes së Covid-19.
Vendimi për tenistin serb, sipas avokatit shtetëror australian, Christopher Tran, është shtyrë pas seancës përfundimtare për këtë çështje, e caktuar për të hënën e ardhshme.
Djokovic, i cili nuk zbuloi kurrë nëse është i vaksinuar kundër Covid apo jo, fluturoi për në Melburn të martën për të marrë pjesë në turneun Australian Open, raundi i parë i Grand Slam-it të parë të sezonit falë një leje speciale. Më pas ai u ndalua sepse viza e tij nuk ishte e rregullt. Tenisti serb ka pritur disa orë në aeroport, në pamundësi për të lëvizur dhe madje është marrë në pyetje. Autoritetet zbuluan se atleti nuk dha prova të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat për të hyrë në Australi; me fjalë të tjera, Djokovic nuk kishte paraqitur dokumentacion që vërtetonte të drejtën për një përjashtim legjitim mjekësor nga vaksina kundër Covid, kështu që ai u ftua të largohej nga Australia.