Vetëm dy ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Linda Rei është tërhequr nga gara dhe nuk do të jetë më pjesë e spektaklit “Dance with me”.
Edhe pse Linda u largua, zëvendësuesja e saj është gjetur menjëherë dhe ajo është Aurela Hoxha.
Të paktën kështu shkruan Olti Curri i cili ka kontaktuar me modelen dhe përgjigja e saj ka qenë: “Se di, si thua, jam në ajër, më jep një mendim.
Ndërsa Olti shprehet i bindur se Aurela do të zëvendësojë Lindën dhe i shkruan: “Ti e ke mbyll ça bën kot”.
“Pas largimit te Linda Rei nga Dance with me, eshte Aurela Hoxha ajo qe do ti bashkohet stafit te ketij spektakli…Vete Aurela nuk konfirmon por zera nga konkurentet ne gre tregojne se do te jete ajo qe do te zevendesoje transin me te famshem shqiptar…”, shkruan Olti në Facebook.
Kujtojmë që para nisjes së spektaklit u përfol se Aurela Hoxha do ishte një nga konkurrentet e “Dance with me”, por që më pas rezultoi jo e vërtetë.
Na mbetet të presim ditën e nesërme për të parë nëse Aurela i është bashkuar kastit të këtij spektakli.