E ftuar në emisionin e pasdites në TV Klan tek Rudina Magjistari, modelja e shumë përfolur shqiptare Aurela Hoxha, e cila tashmë synon tregun ndërkombëtar, ka folur per pjesëmarrjen e saj në festivalin e Kanës për të dytin vit radhazi, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një suprizë.
Ajo ështe shprehur se do të jetë në ekranet shqiptare prej muajit shtator me një projekt televiziv. Nuk e dimë nëse Aurela do të jetë pjesë e ndonje formati televiziv me personazhe të njohur, apo me ndonjë program të sajin, por deri atëherë do të na duhet të presim. Shtatori vjen shpejtë 🙂