Që kur mbaroi pushimet, Aurela Gaçe, diva e muzikës shqiptare, po punon për albumin e saj më të ri. Vetëm në fillim të muajit, ajo publikoi këngën “S.F.L” në bashkëpunim me Stinen, dhe Dr.Florin, që ndonëse nuk është fizikisht mes nesh, dy këngëtarët e sollën edhe një herë pranë dëgjuesve.
Megjithatë, ajo nuk ka ndërmend të ndalet. Në një postim në Instagram, Aurela ka surprizuar gjithë fansat, duke treguar se ka gati një këngë të re, që do të publikohet më shpejt sesa mund të prisni. “Djali im i keq” titullohet kënga, që do të publikohet të enjten,më datë 28 tetor, në orën 18:00.
Megjithatë, krahas kësaj surprize, Aurela ka edhe një kërkesë për fansat, që lidhet me albumin e saj të ri. Mesa duket, ajo ende nuk ka zgjedhur një titull, por për këtë do të vendosin ndjekësit.“’Djali im i keq’. Është pjesë e albumit tim të ri, të cilit akoma si kam vendosur një titull, por do t’ja u lë juve në dorë ta bëni”, shkruan Aurela.
Ndaj, ne mezi po presim, të dëgjojmë një tjetër hit, e të zbulojmë edhe titullin e albumit!