Një nga bletëzat thumbuese të emisionit “Thumb” të rikthyer këtë sezon televiziv Aulona Musta, tashmë e ka bërë pothuajse traditë që çdo mbrëmje tia dedikoj ndjekësve të saj në Live në Instagram.
Duke bashkëbiseduar me ndjekësit e saj, ajo është pyetur prej tyre se cila ka qënë vështirësia më e madhe gjatë punës në televizion. Aulona është përgjigjur se për të ka qënë Thumb-i, por jo vetëm emisioni. “Normalisht janë edhe bërrylat që nuk të lënë të bësh punën tënde…” – tha ajo.
Aulona nuk ka nguruar të përgjigjet edhe pyetjeve më të çuditshme, për bukurinë, shëndetin, arredimin e shtëpisë madje edhe për vendodhjen e bashkëshortit të saj gjatë live stream-it./www.imalbania.com/