E ftuar në emisionin #thuajemepepsi të Dojna Memës në Top Albania Radio, gazetarja Aulona Musta zbuloi detaje nga spektakli i kërcimit ku ishte pjesëmarrëse madje, ishte pretendente për fitore. Edhe pse kupa i shkoi këngëtares Soni Malaj një pjesë e madhe e publikut mbetën të zhgënjyer pasi mendonin se fitorja i takonte Aulonës.
“Kështu thanë shumë njerëz, por ndodhi ajo që pritej që në spektaklet shqiptare ka një ndryshim në momentin e fundit. Në konkurse të tilla diskutohen një apo dy emra që mendohen që në fillim si pretendente. Fillimisht ishte Soni pasi ajo gjithmonë është marrë me kërcim më pas isha unë por ja që fitoi ajo e para” ,-u shpreh Aulona Musta për #thuajemepepsi.