Gazetarja e njohur e RTSH, Aulona Minga sezonin e ri televiziv do të shfaqet në logon e kanalit të ri all news që pritet të nis transmetimin këtë fund vit.
Me një karrierë të gjatë në rolin e gazetares dhe prezantues Aulona ka qenë një nga imazhet identifikues të televizionit publik shqiptar, ndaj dhe vështirë të mendohej se ajo të merrte një vendim të tillë. Por mesa duket, televizioni i ri partner i CNN në Shqipëri, A2 ka qenë arsyeja kryesore dhe e duhur për këtë hap në karrierën e saj.
Entuziazmin për punën e re që ajo do të nis së shpejti, Aulona e ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit në rrjetin social instagram me një foto të shoqëruar nga statusi “I sad yes” (I thashë po).
Ne i urojmë suksese Aulonës në punën e re dhe mezi presim ta shohim në logon e re të A2!