Nata e ndërrimit të viteve solli për publikun shqiptar një larmishmëri emisionesh argëtuese, të cilat mbërthyen publikun para ekranit. Në këtë mënyrë shifrat e matjes së audiencës padyshim që ishin shumë të larta.
Sipas “ABACUS” përqindjen më të lartë me audiencë maksimale e zë gjigandi mediatik “Top Channel”, i cili atë natë ka transmetuar spektaklin “Portokalli”. 1, 160,341 milion shikues ishte rekordi i arritur nga “Top Chanel”, i cili ndiqet nga “TV Klan” dhe “Vizion Plus”. Më pak i ndjekur ka qenë “Report TV”.
Po kështu bazuar në të dhënat e kompanisë Telemetrix gjatë përgjatë gjithë ditës, të datës 31 Dhjetor kanali më i ndjekur rezulton Top Channel, i ndjekur nga Tv Klan, me një share respektivisht 60.3 dhe 41.9.