Prime time është feta e tortës që të gjitha televizionet do të donin ta merrnin të parën. Përpos rëndësisë së prestigjit të një televizioni ndryshe ajo përkthehet edhe në përfitime financiare të konsiderueshme për çdo program dhe tv. Sëfundmi edhe pse ende në hapa fillestare përcaktimi i audiencës televizive nga organizma të caktuar privat, mjaft i diskutuar për vërtetësinë e tij, është kthyer në trendin dhe “luftën” ndërmjet tv kombëtare dhe lokale.
Tv Klan dhe Top Channel vazhdojnë të jenë protaginistët e mbrëmjeve në preferencat televizive të telespektatorit shqiptar.
Por dje në mbrëmje Arian Cani me “Zonë e Lire” ka thyer rekorde me audiencën e tij për këtë vit duke lënë shume pas Top Channel.
Sigurisht që edhe të ftuarit kanë një ndikim të madh.
Pikërisht kjo ka bërë që Arian Cani të jetë i favorizuar edhe për shkak të mysafirit të tij, që mbrëmë ishte Sali Berisha.
Sipas të dhënave të Telemetrix, Zonë e Lirë ka rezultuar programi më i ndjekur në prime time.