Tashmë për të gjitha televizionet kombëtare në vend sezoni televiziv ka nisur zyrtarisht dhe duhet thënë se gara për të rrëmbyer audiencë është shtuar. Formati i Big Brother me edicionin e tij “VIP” tashmë është kthyer në një program tërheqës ashtu siç dhe vet pritej nga Televizioni. PërPuthen duket se përpiqet të garojë për të zënë audiencën, siç ishte vitin e kaluar por sidoqoftë duket se “Vëllai i Madh” ka vendosur të jetë rrëmbyesi i audiencës në Top Channel. Ndërkaq në TV Klan, audienca mbetet sërish e përqëndruar tek prodhimet e blera siç janë serialet turke, ndryshe nga TCH i cili i është dedikuar tërësisht prodhimeve origjinale. RTSH dhe Vizion Plus vazhdojnë të mbeten prej kohësh në nivele të njejta përsa i përket audiencës.
Duke u nisur nga të dhënat e Google mbi volumin e kërkimeve ju InfoMedia Albania dhe GO Digital Media ju prezanton si më poshtë me audiencën e televizioneve gjatë javës 18 – 24 Tetor, që është një indicie e televzionit dhe programit më të ndjekur, nisur dhe nga mungesa e një telematësi të mirëfilltë në vendin tonë.
Top Channel bindshëm gjatë kësaj jave ka arritur të rrëmbejë audiencën në “prime time” në datat 19 Tetor dhe 22 Tetor, përkatësisht pas orës 21.00 kur është dhe orari i transmetimit të netëve të Big Brother VIP. Piku i kulmit të audiencës ka qënë e Premtja e dt. 22 Tetor ku Big Brother u përfol jashtëzakonisht shumë si rrjedhojë e hyrjes si vizitore në shtëpi të Bora Zemanit, e veçanërisht puthja e saj me Donald Veshaj duke i siguruar televizionit audiencë maksimale. E Mërkura ka vendosur në vendin e parë në PrimeTime RTSH ndërkohë që ditën e Enjte vëmëndja është përqëndruar tek Blendi Fevizu me Opinion.
Dita e Hënë – 18 Tetor
E hëna në prime-time ka siguruar audiencë për TV Klan që në orën 21:00 me “Osmani” ndërkohë në orën 22:00 me omisionin “Opinion”. Top Channel renditet në vendin e dytë audienca e të cilit është rritur gjatë fillimit të formatit të “Procesit Sportiv” në orën 22.30. RTSH renditet në vendin e tretë ndërsa Vizion Plus pozicionohet në vendin e katërt. Në fashën 18.00 – 19.00, Top Channel siguron audiencën me programin ditor të “PërPuthen”.
Dita e Martë – 19 Tetor
Audienca e “prime time” është rrëmbyer nga Top Channel duke filluar që nga ora 21.00 me fillimin e Big Brother ku interesi ka qënë i lartë deri në mbarimin e formatit pas mesnate. TV Klan pozicionohet në vendin e dytë, RTSH në vendin e tretë ndërsa Vizion Plus në vendin e katërt.
Dita e Mërkurë – 20 Tetor
Ndeshja mes Manchester United vs Atalanta e Champions League i ka siguruar RTSH vendin e parë në prime-time përsa i përket audiencës për të mërkurën e 20 Tetorit duke filluar nga ora 21.00. Pas përfundimit të eventit rreth orës 22.30 – 23.00, shikuesit janë drejtuar në “Opinion” në TV Klan. Top Channel renditet në vendin e tretë ndërkohë që në vendin e katërt renditet Vizion Plus.
Dita e Enjte – 21 Tetor
Dita që karakterizohet nga programet e debateve politike është zënë në “prime time” nga Blendi Fevziu me opinion në TV Klan që paraqitet në vendin e parë për fashën prime time ndërkohë që Eni Vasili me “Open” në TCH renditet në vendin e dytë. RTSH me koncertin e Ermal Metës është pozicionuar në vendin e tretë dhe Vizon Plus në vendin e katërt.- shkruan IMAlbania.com
Dita e Premte- 22 Tetor
22 Tetori ka rezervuar dhe rezultatet më të larta për audiencën për Top Channel me Big Brother VIP, në orën 21.00 duke lënë pas çdo televizion tjetër dhe duke pozicionuar në vendin e dytë TV Klan, të tretin RTSH dhe në vendin e katërt Vizion Plus.
Dita e Shtunë – 23 Tetor
“PërPuthen Prime” në orën 21.00 ka marë vëmëndjen e shikuesëve deri në orën 22.00 më pas audienca është përqëndruar drejt RTSH gjatë hapsirës 22.00 – 00.00. Në vendin e tretë është vendosur TV Klan me “Klanifornia” dhe në vendin e katërt Vizion Plus.
GRAFIKU I DETAJUAR ME FASHAT ORARE
AUDIENCA SIPAS QARQEVE NË PËRQINDJE
© InfoMedia Albania dhe GO Digital Media | Ndalohet riprodhimi i këtij materiali pa citimin e autorit.