Mbrëmjen e djeshme në “prime time” në ekranet e dy televizioneve kombëtare në vend, u diskutua tema më e nxehtë politike e ditëve të fundit ku protagonistë ishin vetë aktorët kryesorë, Lulzim Basha përkatësisht në emisionin Open, Top Channel dhe Sali Berisha në Opinion, TV Klan.
GO Digital Media analizoi të dhënat e kërkimit të sasisë së volumit të Google gjatë orareve të transmetimit të programeve përkatëse ditën e djeshme duke përdorur të dhënat e motorit më të madh të kërkimit në internet i cili gjithashtu është dhe një e dhënë e fortë dhe e saktë për audiencën televizive.
Kush performoi më mirë?
Fokusi i audiencës shqiptare ka qënë përgjithësisht i lartë në të dyja televizionet. Kulmi i TV Klan me Sali Berishën ka qënë në oraret 21.11 dhe në orën 22:55 ndërkohë që për Lulzim Bashën në 21:55.
Sipas rezultateve të GO Digital Media të marrë nga Google, 57% e audiencës ka shfaqur interes për Lulzim Bashën, Top Channel ndërkohë Berisha ka marrë 47% të volumit të kërkimit.
Ndarja e Qyteteve
Audienca më e lartë për Sali Berishën, TV Klan ka qënë pikërisht në Qarkun Kukës ku mesa duket zona e Tropojës nuk “e ka braktisur” liderin historik të demorkatëve ku ka marrë 100% të volumit të kërkimeve.
Ndërkohë që për TV Klan interesin më të lartë pas qarkut Kukës e ka shfaqur qarku Gjirokastër me 75%, ku Top Channel paraqitet me vlerën 25%. Qarku Shkodër ka qënë qyteti i tretë ku Berisha ka patur vëmëndjen më të madhe, 54% (Top Channel 46%).
Për Top Channel, ku në studio ishte Lulzim Basha interesi më i lartë është shfaqur në Qarkun Fier me 86% të volumit të kërkimit e ndersa Berisha 14%. Qarku i Beratit me 75% të audiencës të fokusuar në TCH ndërkohë që në vendin e tretë vjen Qarku i Tiranës me 63% shkruan GO Digital Media.
Nivele të barabarta të interesit të audiencës kanë qënë në qarqet Korçë, Durrës, Dibër dhe Lezhë.
QARKU |
Top Channel |
Televizioni Klan |
Gjirokastra | 25% | 75% |
Shkodër | 46% | 54% |
Elbasan | 64% | 36% |
Berat | 75% | 25% |
Kukës | 100% | |
Tirana | 63% | 37% |
Fier | 86% | 14% |
Korca | 50% | 50% |
Vlora | 60% | 40% |
Durrës | 50% | 50% |
Dibër | 50% | 50% |
Lezhë | 50% | 50% |